Proshuta, salsiçet dhe mishi i derrit shkaktojnë kancerin po aq sa duhani
Organizata Botërore e Shëndetësisë pritet që të publikojë një raport ku thuhet se mishi i përpunuar është një substancë që e shkakton kancerin.
Lifestyle
Ekspertët botëror të shëndetësisë do të paralajmërojnë se proshuta, mishi i derrit dhe salsiçet janë shkaktues të mëdhenj të kancerit po aq sa duhani.
OBSH do të publikojë një raport mbi rreziqet e të ngrinit mish të përpunuar të hënën, transmeton lajmi.net.
Pritet që mishi i përpunuar të listohet si një substancë që e shkakton kancerin, përderisa mishi i freskët i kuq pritet gjithashtu që të konsiderohet i keq për shëndetin, thotë DailyMail.
Klasifikimet, nga Agjencia Ndërkombëtare për Hulumtime mbi Kancerin e OBSH-së, pritet që ta konsiderojnë mishin e përpunuar si kancerogjen për njerëzit, duke hyrë kështu në top listë me alkoolin dhe cigaret.
Ekspertët e shëndetit ka kohë që paralajmërojnë se ka dëshmi të forta që tregojnë se mishi i kuq e shkakton kancerin e zorrëve.
Ata thonë gjithashtu se ka dëshmi të forta se mishi i përpunuar – madje edhe në sasi të vogla – rritë rrezikun e kancerit. (lajmi.net)