Justin Bieber lanson këngën e re ‘Sorry’ (VIDEO)
Këngëtari Justin Bieber lanson këngën e radhës, që i paraprin albumit të ri.

ShowBiz
Bashkëpunimi i radhës i Justin Bieber me Skrillex ka titullin ‘Sorry’ dhe sot është lansuar me një video të bukur.
Në video shihen shumë vajza duke vallëzuar me këngën ritmike, me plot energji dhe plot ngjyra, transmeton lajmi.net.
Bieber pritet të sjellë këngën edhe me videoklip, ndërsa kënga ‘Sorry’ vjen pas hitit ‘What do you mean?’ që është pritur shumë mirë dhe ende po qëndron në krye të top listave.
Albumi i ri i Bieber, që po pritet të ketë shumë sukses, do të lansohet më 13 nëntor dhe ka titullin ‘Purpose’./Lajmi.net
