Orinda Huta rikthehet me këngë nga Armend Rexhepagiq dhe Aida Baraku
Orinda Huta i rikthehet muzikës

ShowBiz
Këngëtarja bionde nga Shqipëria, Orinda Huta këtyre ditëve është në përgatitje të një projekti të ri muzikorë, ajo përmes një postimi në rrjetin social, ka treguar se projekti i saj muzikor vjen nga dyshja fantastike Armend Rexhepagiqin dhe Aida Barakun.
“Pas 9 vjetësh me dyshen fantastike të artit shqiptar, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku . Kënaqësi” ka shkruar ajo.
Sipas postimit të saj është bërë e ditur se titulli i këngës është “Kur më prek”, ndërsa vija melodike të cilën ka ndarë me adhuruesit e muzikës së saj ka nënkuptuar është zhanër baladë./KultPlus