ISIS në Libi: Tërheq zvarrë me veturë të burgosurin e dyshuar për spiunim (Video)

ISIS duket se nuk ka të ndalur me veprat mizore, pasi së fundmi ka realizuar edhe një video shokuese në të cilën shihet se si një burrë për të cilin dyshohet se ishte spiun, tërhiqet zvarrë me veturë derisa vdesë nëpër rrugët e Libisë, shkruan DailyMail.

Bota

20/10/2015 10:13

Videoja e postuar në internet shfaq një burrë i cili është i lidhur për këmbë në pjesën e pasme të një veture, e cila vazhdimisht e tërheq derisa vdes nga plagët e marra, transmeton lajmi.net.

Pjesëtarët e grupit terrorist ISIS e kishin veshur viktimën me një kostum ngjyrë portokalli, i dizajnuar për të kopjuar uniformën e të burgosurve në Gjirin e Guantanamos.

Sipas medieve libiane, burri me mjekër dhe me flokë të shkurtra që tërhiqet zvarrë, besohet të jetë një 43-vjeçar me emrin Rushdi Aggela Omran Al-Masouri. (lajmi.net)

dmvidpics 2015-10-19 at 18.34.51.png
dmvidpics 2015-10-19 at 18.34.42.png

 

dmvidpics 2015-10-19 at 18.34.10.png

YouTube player