Lajm i keq për Kloppin
Mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen ka thënë se dëshiron t’ia prishë debutimin menaxherit të ri të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
Sport
Jurgen Klopp do të debutojë si menaxher i Liverpoolit të shtunën në duelin në udhëtim te Tottenham.
Kurse, mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen ka thënë se dëshiron t’ia prishë debutimin menaxherit të ri të Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Klopp është menaxher i mirë. E kam parë kur ishte në Dortmund”, deklaroi Eriksen.
“Ai me siguri se ka idetë e tij por ne duam t’i tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, u shpreh danezi.