AKP shpërndan 717, 459 euro për 380 punëtorë

Agjencia Kosovare e Privatizimit, në vazhdën e aktiviteteve të saj, do të bëjë ekzekutimin e vendimit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për shpërndarje të fondeve të tjera nga pjesa e 20 % të dedikuara për punëtorët e Ndërmarrjeve Shoqërore.

Lajme

16/10/2015 14:46

“Pas lëshimit të vendimit të plotfuqishëm nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës lidhur me ankesat dhe kundërshtimet e punëtorëve të këtyre NSh-ve, Agjencia ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe për 7 ndërmarrje shoqërore. Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është € 717,459 (shtatëqind e shtatëmbëdhjetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë euro), kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej  380 punëtorëve”, thuhet në njoftim raporton lajmi.net.

AKP bën të ditur se sipas procedurave te legjislacionit në fuqi, transferi i këtyre fondeve do të bëhet në llogarinë e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), në pajtim me nenin 10.5 të Rregullores nr. 2003/13 (me ndryshime)./lajme.net.

“Deri më tani Agjencia ka shpërndarë rreth 104 milionë Euro për më shumë se 43 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të NSh-ve”, thuhet më tej në njoftim.

Në ndërkohë, Agjencia është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20% për punëtorët e kualifikueshëm edhe të 3 NSh-ve tjera, për çka punëtorët e këtyre NSh-ve dhe opinioni i gjerë do të informohen me kohë./lajmi.net.

 

tabela