Policia largon protestuesit nga hyrja e Rektoratit (Foto)

Policia e Kosovës, ka larguar studentet e Universiteti të Prishtinës, nga hyrja e Rektoratit,e cila po mbahej e bllokuar që nga dita e enjte nga studentët.

Lajme

16/10/2015 12:02

Policia ka krijuar një kordon mes protestuesve dhe hyrjes së rektoratit, kurse studentëve të pakënaqur me disa vendime të Rektorit Ramadan Zejnulluhu, u është lejuar që të protestojnë në oborrin e Rektoratit.

policia-zhbllokon-rektoratin-4

Protesta është organizuar nga Parlamenti Studentorë, duke kërkuar më shumë afate për provime dhe kushte më të mira për studim.

policia-zhbllokon-rektoratin-12