175 milionë euro për Neymarin

Manchester United ka paraqitur ofertë për sulmuesin e Barcelonës, Neymar, ka konfirmuar babai i tij.

Sport

16/10/2015 11:47

Manchester United kërkoi sulmuesin e Barcelonës, Neymar, gjatë afatit kalimtar të verës.

Lajmi është konfirmuar nga babai i yllit brazilian.

“Erdhi një ofertë në Barcelonë, por klubi ka komunikuar se nuk dëshiron ta shesë futbollistin i cili ka kontratë trevjeçare”, deklaroi ai për “Boa Tarde Fox”.

“Na kanë pyetur nëse jemi të interesuar por nuk ishim. Ishte një ide e Manchesterit, por ka kaluar”, u shpreh ai.

Sipas mediave spanjolle oferta vlente 175 milionë euro.