Momenti tragjik kur babai e gjen djalin e tij duke vdekur, ishte hedhur nga ura duke refuzuar të kryej vrasje (Foto)

Ky është momenti pikëllues ku një baba e mban në krah djalin e tij i cili është duke vdekur pasi që 3 ditë përpara kishte kërcyer nga një urë si pasojë e refuzimit për të kryer një vrasje.

Bota

16/10/2015 11:05

12 vjeçari Angel Ariel Escalante Perez, ishte duke ecur nga shkolla për në shtëpi kur atë e kishin rrëmbyer një bandë gangsterësh, e të cilët e urdhëruan atë ta vras një shofer autobusi ose të vetëvritet, transmeton lajmi.net.

Për shkak se babai i Angelit, Luis Escalante, kishte punuar si një vozitës autobusi, djaloshi kishte refuzuar ta vriste atë dhe kishte thënë se më para vdes ai vet.

Atij pastaj i kanë ofruar mundësinë të zgjedh se nëse dëshiron të vritet me thikë apo të kërcej nga ura, ai e kishte zgjedhur këtë të fundit dhe ishte hedhur nga ura e Incensios në qytetin e Guatemalas.

Heartbreaking last goodbye: Luis Escalante cradles his dying son Angel Ariel Escalante Perez who was thrown off a bridge three days earlier for refusing orders from a gang to carry out a murder in Guatemala

Tragic: Angel had been walking home school when he was ambushed gangland thugs who ordered him to shoot a random bus driver or be killed himself. He was thrown off the bridge when he refused

Pavarësisht se ai kishte kërcyer nga një urë me lartësi 137 metra, ai kishte mbijetuar pasi që kishte rënë në gjethet e trasha poshtë.

Por fatkeqësisht ai kishte mbetur 3 ditë duke u fshehur aty pasi që ishte lënduar shumë seriozisht, derisa babai dhe ekipet e shpëtimit e kishin gjetur atë.

Ai pastaj ishte dërguar në spital ku mjekët luftuan për 15 ditë që ta shpëtonin atë, por ai fatkeqësisht kishte vdekur si pasojë e lëndimeve të rënda.

Angel is taken to hospital by fire crews. Medics fought for 15 days to save him, but he died from his injuries

Critically injured: Angel lay hidden in thick foliage for three days until his father and search teams found him

Javier Soto, një zyrtar i shërbimeve të zjarrfikësve ka thënë për incidentin i cili ka ndodhur në korrik: “Babai i djaloshit kishte thënë se djali i tij ishte zhdukur qe 72 orë dhe i kishte thënë atij se 6 kidnapues e kishin hedhur atë nga ura pasi që ai kishte refuzuar ta vras një shofer autobusi.”

“Fëmija ishte pyetur se si preferonte ai të vdiste, dëshironte të vdiste nga të therurat apo të hedhet nga ura, prej të cilave kishte zgjedhur këtë të fundit.”

Këtë javë, një 14 vjeçar është punësuar si një vrasës i paguar dhe për këtë e ka qëlluar me revole një njeri.”

Ulises Abraham e kishte qëlluar Guillermo Gastelum Jacques në fytyrë, gjoks dhe kraharor pasi që atij ja kishin dhuruar një revolver dhe e kishin shtyrë që ta kryente vrasjen.

Mediat lokale thonë se atij i kishin premtuar një shumë prej 1,200 poundave për vrasjen që do ta kryente.

Viktima ishte dërguar menjëherë në spital por kishte vdekur në tavolinën e operacionit.

Angel Ariel Escalante Perez Angel Ariel Escalante Perez's funeral

Incidenti i cili ka ndodhur në pasditen e hershme e kishte befasuar policinë për shkak të moshës së vrasësit.

Zyrtarët policorë thonë se rastësisht kishin qëlluar në skenën e krimit dhe menjëherë pas vrasjes e kishin arrestuar atë.

Rasti i djaloshit 14 vjeçar, është vetëm një ndër rastet e shumta ku fëmijët detyrohen të kryejnë krime të rënda pasi që ata nuk mund të ndiqen penalisht.

Ky sistem i rekrutimit të fëmijëve nëpër banda të gangsterëve është një dukuri shumë e zakonshme në Amerikën Latine.

Për shkak të mungesës së edukimit, shumë shpesh fëmijët detyrohen që të shpërndajnë drogë apo armë të ndryshme për bandat kriminale.

Për rastin e Angelit, një aktivist i të drejtave të njeriut kishte thënë: “Përdorimi apo shfrytëzimi i fëmijëve për të kryer krime të rënda pasi që ata nuk mund të ndiqen penalisht është një fenomen i cili mund të shihet mjaft shpesh.” /Lajmi.net