Prokuroria konfirmon hetimet për ngjarjet e sotme në Kuvend
Prokuroria e Shtetit ka konfirmuar se është duke hetuar rastin që ka ndodhur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ku nga deputetet e opozitës është hedhur gaz lotsjellës gjatë seancës.

Lajme
Me anë të një komunikate për media Prokuroria, ka bërë të ditur se lidhur me rastin që ka ndodhur sot në seancë në vend ngjarje ka dalë edhe prokurorja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.
“Prokurorja e kujdestare nga Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, pas marrjes së informacioneve për ngjarjet e zhvilluara sot në Kuvendin e Kosovës, ka dalë së bashku me Policinë e Kosovës për të bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe pas kësaj, në bazë të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale ka filluar ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur më këtë rast”, thuhet në komunikatë.
Prokurori i Shtetit në vazhdimësi do të njoftoj opinionin për veprimet hetimore, për aq sa e lejon Kodi i Procedurës Penale të Kosovës dhe ligjet tjera në fuqi.