Britania mund të fitojë rreth 200 milionë paund nëse e legalizon kanabisin

Siç duket Britania mund të fitojë me qindra miliona stërlina nëse do ta legalizonte kanabisin.

Bota

15/10/2015 16:19

Një studim i lëshuar nga qeveria deklaron se nëse kanabisi do të ishte legal do ti sillte përfitim prej 200 milionë paund shtetit në ekonomi etj.

Veç kësaj, nga taksat mund të fitonte edhe qindra miliona tjerë, e që do të ishte mirë për Britaninë pasi që do të kishte mundësinë të lante borxhin e saj prej 900 milionë stërlinave, sipas debtbombshell, transmeton lajmi.net

Studimi i Lib Dems i cili nuk ishte publikuar asnjëherë më parë, ishte bërë me qëllimin që të ekzaminoj mat ndikim e një droge potenciale në tregun e Britanisë.

Shifra prej 200 milionë stërlina është fituar duke u bazuar në përdorimin e rreth 216 tonëve të kanabisit brenda vitit të kaluar, ku 2.2 milion njerëz të moshave 16 deri në 69 vjet e kishin provuar atë.

Një punëtor i forcave ushtarake, Paul Flynn ka thënë: “Kanabisin e kanë provuar dhe testuar me qindra milion njerëz gjatë këtyre 5,000 viteve të fundit. Nëse do të ekzistonte ndonjë problem me kanabisin natyror, atë do e kishim marrë vesh shumë kohë më parë, por krejt çfarë kemi ne është një mur refuzimi nga qeveritë që janë të frikësuara nga kjo temë.”

Kanabisi klasifikohet si drogë e kategorisë B. /Lajmi.net