6 arsye se pse alkooli mund të jetë droga më vdekjeprurëse
Në shoqërinë tonë, thuajse të gjithë ne kemi qejf që ndonjëherë të dehemi.

Lajme
Në Amerikë diku rreth 87% e qytetarëve do të provojnë alkoolin në një pikë të jetës së tyre, ku 70% i tyre do të pinë të paktën njëherë në vit, transmeton lajmi.net.
Në Angli, rreth 69% e meshkujve pinë të paktën një herë në javë.
Dhe është shumë e lehtë të shihet se pse ndodhë kjo, për shkak se vetëm pak birra dhe ju do të ndiheni më të relaksuar, më të shoqërueshëm etj.
Por, siç duket shumë pak njerëz i dinë rreziqet që i sjell alkooli.
Më poshtë mund të shikoni listën e x arsyeve se pse alkooli mund të jetë droga më vdekjeprurëse, e që lajmi.net e sjell për ju:
1) Është faktori kyç që ndikon në prishjen e lumturisë së njerëzve
Një studim deklaron se alkooli është faktori kyç në ndikimin e jetës së njerëzve.
Më shumë sesa inteligjenca, rrethanat politike, apo se sa të pasur janë prindërit e tyre, alkooli qëndron mbi të gjitha këto kur bëhet fjalë se si jetët e këtyre personave do të ndryshojnë.
Pavarësisht se si qëndrojnë ata në spektrin e shoqërisë, ata që zhvilluan probleme me alkool, që të gjithë përfunduan në rrugën e njëjtë: tatëpjetën.
Alkooli sipas një studimi është ndër shkaktarët kryesor i divorceve, një ndër shkaktarët kryesor të problemeve nervore, depresionit etj.
2) Është vrasësi më i madh!
Mes viteve 2006 dhe 2010, rreth 80,000 amerikanë kanë vdekur si pasoj e abuzimit me alkool.
Çdo vit, droga favorite e amerikanëve ka vrarë më shumë se sa lufta e brishtë e drogave në Meksikë.
Megjithatë, në Britani gjërat rrjedhin edhe më keq pasi që sipas një studimi, alkooli është shkaktari kryesor i vdekjeve të britanikëve të moshës 16-60 vjet.
Edhe pse numri më i madh i vdekjeve që lidhen me alkoolin janë si pasojë e sëmundjeve të ndryshme që i shkakton ai, një ndër rolet kryesore e ka edhe të voziturit i dehur, pasi që sipas një studimi, rreth një e treta e aksidenteve fatale janë shkaktuar si pasojë e përdorimit të alkoolit.
3) Është e vetmja drogë që rrezikon sigurinë publike
Nëse flitet për drogën më të rrezikshme që e cenon sigurinë e dikujt tjetër, atëherë me siguri që na shkon mendja tek kokaina, heroina etj, por ne jemi gabim, sepse sipas një studimi britanik përgjigja është alkooli!
Një studim që kishte marrë përsipër të hulumtonte rreziqet e 20 drogave të ndryshme tregon se heroina, kokaina, methamphetamina prijnë në listën e drogave që janë më të rrezikshmet për përdoruesit, por alkooli ishte shpallur si droga më e rrezikshme dhe thuajse e vetmja që sjell rrezik për tërë shoqërinë.
Sipas studimit, alkooli ishte thuajse dyfish më i dëmshëm për tjerët sesa kokaina e heroina për përdoruesit.
4) Është shkaktar i vdekjeve të adoleshenteve më shumë se çdo lloj droge tjetër
Thuajse çdo vit del në treg një drogë e re e cila ndikon shumë tek adoleshentët.
P.sh. në shtator të vitit 2015, droga K2 thuhej se është duke i shndërruar të rinjtë në të sëmurë mendor.
Para kësaj, droga Cloud 9 ishte shkaktare që shumë adoleshent të ju nënshtroheshin procedurave mjekësore në spital etj.
Megjithatë, çfarë ne nuk kemi kuptuar është se ne veçse e kemi qysh moti një lloj droge e cila është në ekstrem vdekjeprurëse dhe është shkaktar i vdekjeve të rreth 4,300 adoleshentëve vetëm në SHBA, e ai është alkooli!
5) Shumë droga tjera janë më të sigurta sesa alkooli
Shumë lloje të drogave janë shumë të rrezikshme.
Heroina, kokaina, GBH, crystal meth, mund të ta shkatërrojnë shëndetin aq shumë saqë nuk mund as ta imagjinosh.
Por, edhe alkooli mund ta bëjë këtë, besoni apo jo.
Dhe përderisa të gjitha ato droga janë të ndaluara, alkooli çuditërisht nuk është.
Përderisa kanabisi mund të sjell shumë të mira shëndetësore, gjithashtu mund të ndikoj që edhe të rris rrezikun për sëmundje mendore, por prapë se prapë është më i sigurt se alkooli.
Sidoqoftë, një hulumtim i David Nutt, ka zbuluar se kanabisi është dyfish më pak i rrezikshëm për përdoruesin sesa alkooli, pasi që gjatë gjithë historisë së kanabisit ende nuk është raportuar ndonjë rast i mbidozës.
6) Alkooli dhe abuzimi me fëmijë
Studime të shumta kanë zbuluar se fëmijët të cilët kanë pas njërin nga prindërit alkoolist, apo që të dy, kanë pas më shumë eksperienca të abuzimit në shtëpi.
Ata kanë përjetuar dhuna të ndryshme duke përfshirë të qenit prezent në rrahjen e nënës nga ana e babait, apo ndoshta e kanë rrah edhe vet fëmijën.
Kjo ka ndikuar që fëmijët me prindërit alkoolist të rriten me probleme mendore dhe të kenë më shumë probleme emocionale gjatë jetës së tyre. /Lajmi.net