Kapet ferizajasi që kishte vjedhur mbi 24 mijë euro

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin mashkull, pasi që i njëjti në shtëpinë e viktimës kishte vjedhur kasafortën në të cilën kishte 24.300 euro.

Lajme

15/10/2015 13:29

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Manastirc të Ferizajt, me datë 09 të këtij muaji, përderisa arrestimi i të dyshuarit është bërë dje (e mërkurë), raporton lajmi.net.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./lajmi.net.