Motoçiklisti humb jetën

Një person ka humbur jetën pasi në momentin që po drejtonte motoçikletën, nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Lajme

15/10/2015 13:25

Policia e Kosovës bën të ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën në mesditë në autostradën Besi-Trudë, raporton lajmi.net.

Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar edhe pasagjeri  që ishte së bashku me të. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor./lajmi.net.