Matoshi: Ky është komplot ndaj pavarësisë, marre për sigurimin e Kuvendit dhe Policinë

Analisti i vendit, Halil Matoshi, zhvillimet sotme në Kuvend, ku përsëri sikurse edhe herën e kaluar u hodh gaz lotsjellës, i ka quajtur një “marre” mbi sigurimin e Kuvendit dhe Policinë e shtetit, pasi sipas tij, këtyre të fundit po iu dridhen këmbët nga ata që duhet të kontrollohen.

Lajme

15/10/2015 11:38

Këtë situatë, Matoshi e cilëson si një komplot ndajë pavarësisë së Kosovës dhe se ky është një sherr i madh dhe një hile ndajë lirisë dhe demokracisë, raporton lajmi.net.

Ndër tjerash, analisti Matoshi e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po bashkëpunon me forca te jashtme armiqësore ndaj Republikës se Kosovës.

Ky është postimi i plotë në Facebook i Halil Matoshit:

Komplot ndaj pavaresise se Kosoves! Marrja bie mbi sigurimin e Kuvendit dhe policine e shtetit, dridhen p’ej tute nga komandantat e leje ma me i kontrollue!!! Shefi i sigurimit te Kuvendit dhe ai i policise duhet te sillen para pergjegejsise penale. Disa komandanta te ish gueriles kosovare te terhequn per hundesh nga Albin Kurti i jane versul shtetit me synim qe ta sjellin buze konfliktit civil dhe me e shanatazhu Bashkesine Nderkombetare qe akecilit nese i hiqet aktakuza e Speciales mundet me e rikthy stabilitetin ne vend!?. Pra ky asht sherr i madh dhe hile ndaj lirise, demokracise dhe pavaresise se Kosoves. Dhe se dyti te krijohen parakushtet qe Republika te rreshqas ne kaos per t’u krijue rrethanat “nderkombetare” per nderrimin e kufijve, pra per ndarjen e Kosoves mes Serbise dhe Shqipnise (simas idese serbiane te koduar ‘Razgranicenje s’Albanijom’) – qe ka qene synim i te gjitha qeverive te Beogradit qe nga viti 1913! Levizja VV po bashkepunon me forca te jashtme anmiqesore ndaj Republikes se Kosoves si entitet i pavarun juridiko-politik ne marrdhaniet nderkombetare, per realizimin ogurzi te kti komploti… Kosovaret duhet ta mbrojne Republiken e tyne. Perndryshe shume nga ta serish do te kene fatin e refugjatit ne rajon…