Helikopterë të KFOR-it mbi objektin e Kuvendit (Foto)

Situatën e tensionuar në Kuvend po e përcjell edhe KFOR-i.

Lajme

15/10/2015 10:45

Pak momente pas hedhjes së gazit lotsjellës dhe tensionimit të situatës në Kuvend, është parë një helikopter i KFOR-it duke patrolluar hapësirën rreth Kuvendit, raporton lajmi.net.

KFOR-i me helikopter mbi Kuvend

Gazetari i lajmi.net, nga vendi i ngjarjes, ka raportuar, duke e dëshmuar edhe me fotografi, se helikopteri i KFOR-it, po vazhdon gjatë gjithë kohës të sillet mbi objektin e Kuvendit të Kosovës, derisa përkrahës të opozitës po qëndrojnë në shesh përballë hyrjes së Kuvendit.

KFOR-i me helikopter mbi Kuvend

Situata e tinsionuar politike në vend po vazhdon për shkak se opozita po insiston në bllokimin e punës së Kuvendit, me kërkesë të tërheqjes së nënshkrimeve në marrëveshjet e Brukselit, dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi. /lajmi.net

KFOR-i me helikopter mbi Kuvend