Zyrtarët e NATO-s priten me “Kosova është zemra e Serbisë” në Mal të Zi
Vizita e zyrtarëve më të lartë të NATO-s në Podgoricë ka shkaktuar protesta të serbëve, derisa liderët e opozitës kanë kërkuar nga shefi i aleancës ushtarake të vizitojë protestuesit e demonstratave të vazhdueshme anti-qeveritare, shkruan “BalkanInsight”.

Lajme
Gjatë një vizite të nivelit të lartë në kryeqytetin e Malit të Zi, zyrtarët e NATO-s janë pritur me protesta dhe me një ftesë interesante që të vizitojnë demonstruesit anti-qeveritar, transmeton lajmi.net.
Anëtarët e trupit më të lartë politik të aleancës, NAC-u dhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë të mërkurës ishin për një vizitë zyrtare në Podgoricë, për të vlerësuar progresin e këtij shteti të Ballkanit në lidhje me zbatimin e reformave që kanë për qëllim anëtarësimin në NATO.
Por disa dhjetëra aktivistë anti-NATO ishin mbledhur gjatë jashtë rezidencës zyrtare të qeverisë në Podgoricë, për të protestuar kundër anëtarësimit në aleancën ushtarake. Ata mbanin në duar pankarta me sloganin “Jo në luftë, jo në NATO”, “Kosova është zemra e Serbisë” etj.
Ata janë duke i bërë thirrje qeverisë që të braktisin planet për t’u bashkuar me NATO-n, që Podgorica zyrtare e ka përcaktuar si prioritet të politikës së jashtme gjatë vitit 2006.
Opinionet rreth anëtarësimit në NATO mbeten të ndara në Mal të Zi. Shumica e bashkësisë më të madhe serbe të vendit, vazhdojnë të jenë të zemëruar për shkak të fushatës bombarduese të NATO-s kundër Serbisë gjatë vitit të 1999, që kishin për synim tërheqjen e Beogradit nga Kosova. (lajmi.net)