Matthaus: Ky futbollist e meriton Topin e Artë

Lothar Matthaus thotë se sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi e meriton ta fitojë Topin e Artë 2015.

Sport

15/10/2015 10:51

Lothar Matthaus është i bindur se Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë 2015, për shkak se askush tjetër nuk e meriton çmimin.

Ylli argjentinas luajti rol të rëndësishëm në suksesin e madh të Barcelonës gjatë sezonit 2014/15.

Andaj, Matthaus e konsideron si kandidatin kryesor për Topin e Artë.

“Ekziston vetëm një futbollist që e meriton çmimin, Lionel Messi”, deklaroi Matthaus për faqen zyrtare të FIFA-s.