VV paralajmëron: Kjo situatë nuk do të tolerohet
Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar menjëherë ndajë caktimit të masës së paraburgimit prej 30 ditësh, ndaj Ylli Hoxhës, Uran Hasanit, Arbër Kaqorraj dhe Armend Loshaj.

Lajme
Vetëvendosje ka bërë të ditur se kjo situatë nuk do të tolerohet, pasi siç theksojnë ata i njëjti sistem i drejtësisë që dje liroi nga të gjitha akuzat djalin e Isa Mustafës, po zhvillon represion mbi kundërshtarët politikë të kryeministrit, raporton lajmi.net.
“Pushteti në njërën anë e ka vënë Kuvendin e Kosovës nën kontroll të rreptë policor, e në anën tjetër po dënon politikisht aktivistët e pafajshëm”, kanë përfunduar ata në postim në Facebook. /lajmi.net