5 ëndrrat më të zakonshme dhe domethëniet e tyre

Një psikolog i ka analizuar domethëniet e fshehta prapa disa ëndrrave më të zakonshme që njerëz nga e gjithë bota i përjetojnë, duke përfshirë ëndrra duke u mbytur në ujë, duke ju ndjekur dikush, ose duke e shikuar shtëpinë tënde të digjet.

Lajme

09/10/2015 15:56

Ian Wallace, nga Mbretërita e Bashkuar, ka studiuar më shumë se 200,000 vizione të natës për klientët e tij dhe beson se shumë nga këto ëndrra kanë lidhje me jetën tonë reale.

Ai për FEMAIL ka thënë: “Edhe pse janë vetëm imazhe të shkurtëra që i përjetojmë gjatë ëndërrimit, ato ëndrra që i krijojmë çdo natë mund të jenë të mbushura me emocione të fuqishme.”

‘Të pasurit një ëndërr është reagimi natyral për zgjidhjen e tensioneve emocionale që ne i përjetojmë çdo ditë. Zakonisht ëndrrat që ne i mbajmë në mend janë më të rëndësishmet për ne.”

Pra, a do të thotë se të ëndërrosh që partneri juaj është duke pasur një aferë do ta përfundojë lidhjen tuaj, apo të imagjinosh vetën shtatzënë do të thotë që patjetër ti do të ngelesh shtatzënë?

Për këtë si dhe për shumë ëndrra të tjera të zakonshme, Ian e jep shpjegimin e tij.

Kjo është lista e ëndrrave më të zakonshme, kuptimin e të cilave e shpjegon Ian e që lajmi.net e transmeton për ju:

1) Nëse ëndërroni se dikush është duke ju ndjekur Being chased is the most common dream that people around the world experience, according to psychologist Ian Wallace (file photo)

Kjo padyshim që është ëndrra më e zakonshme në të gjithë botën, pavarësisht origjinës, racës apo kulturës të cilës i përkitni.

Kur ju ëndërroni se dikush është duke ju ndjekur, kjo do të thotë se në jetën reale ti je duke u ballafaquar me frustrim apo sfidë që ta arrish një qëllim të caktuar në jetën tënde.

Të shohësh në ëndërr se je duke u ndjekur nga një kafshë do të thotë se në jetën reale e keni të vështirë të gjeni një impuls instinktiv.

Kur një përbindësh është duke të ndjekur ty, kjo reflekton se ti keni një talent të fuqishëm por e ndjeni vetën shumë të dobët që ta zhvilloni atë aftësi.

Nëse është duke ju ndjekur një mashkull, grua apo ndonjë bandë, kjo do të thotë se ju e keni mundësinë të përmbushni një qëllim të caktuar por ju jeni duke ju shmangur disa përgjegjësive që ajo gjë i sjell.

Edhe pse këto ëndrra mund të duken të frikshme, këta ‘ndjekës’ në fakt janë duke të të këshilluar ty që të vetëdijesohesh për talentin dhe fuqitë që ti i posedon për përmbushjen e qëllimeve tuaja.

2) Nëse ëndërroni se shtëpia juaj është zhytur në ujë apo është duke i djegurWhen you dream of a burning house, it often indicates the potential for a major creative transformation in your waking life (file photo)

Nëse ju ëndërroni për një shtëpi duke u djegur, ajo zakonisht do të thotë se ju keni potencial që të transformoheni në mënyrë të pabesueshme në jetën reale.

Ajo shtëpi e djegur e ndriçon nevojën tënde që ju të veproni në mënyrë kreative për ta ndërruar situatën në të cilën gjendeni.

Kur ju jeni duke ëndërruar se shtëpia juaj është mbushur e tëra me ujë, apo se uji është duke rrjedhur nga muri i tavanit, kjo do të thotë se emocionet që jeni duke i ndjerë në jetën reale janë disi kërcënuese për identitetin tuaj si individ dhe për sigurinë tuaj në vetvete.

Edhe pse rrjedhja e ujit mund të duket si fenomen natyror që ju keni kontroll mbi të, kjo ëndërr është si paralajmërues se këto emocione që ju jeni duke i përjetuar kanë qenë duke u zhvilluar tash e një kohë.

3) Nëse e shihni në ëndërr partnerin tuaj duke ju tradhtuarFortunately, dreaming that your partner is being unfaithful has nothing to do with reality (Picture posed by models)

Kjo aspak nuk ka të bëjë me atë se partneri apo partnerja juaj është e pabesë në jetën reale.

Të shohësh në ëndërr partnerin tuaj se është duke ju tradhtuar kjo zakonisht do të thotë se ju jeni duke humbur ‘besimin’ se ju jeni tërheqës dhe ‘seksi’ në jetën reale.

Edhe pse ju në fakt e shihni partnerin tuaj duke bërë gjëra intime me dikë tjetër, kjo ëndërr zakonisht reflekton se ti je duke e humbur kontaktin me nevojat tuaja fundamentale, që të bëjnë të ndihesh më pak tërheqës se zakonisht.

4) Nëse sheh në ëndërr një sulm terroristhttp://www.elist10.com/wp-content/uploads/2013/06/911-Attacks-United-States.jpg

Kjo ëndërr është jashtëzakonisht e përhapur tek ata persona të cilët gjinden në situata me presion të madh ku kërkohen veprime të menjëhershme dhe të papritura.

Të shohësh në ëndërr një sulm terrorist do të thotë se ju jeni bërë apo keni qenë pjesë e një grupi që në jetën reale marrin vendime të papritura dhe të paarsyeshme.

Edhe pse ju jeni besnik/e ndaj atij grupi, ju prapë se prapë ndiheni se ata zakonisht të shtien të bësh gjëra që ti më me qejf nuk do ti bëje.

Elementet fundamentale të një sulmi terrorist janë befasia dhe tronditja që sjell, e këto në jetën reale mund të interpretohen se ju zakonisht jeni të tronditur dhe të befasuar nga kërkesat që të bëhen ty nga ai grup personash.

Kjo mund të shkaktoj që ti të ndihesh thjesht si një peng i besimeve dhe tekave të atij grupit, dhe se ata thjeshtë mund të vendosin ta ndërprenë lidhjen tuaj me ty kur ata të dëshirojnë.

Edhe pse ju mund të ndiheni i/e pashpresë, kjo lloj ëndrre është si paralajmërim që ti në jetën reale e ke mundësinë që me guxim të kaloni në fuqinë tuaj të vërtetë, dhe duke qëndruar krejtësisht i/e qetë ju mund të merrni vendimet e sakta që shpien drejt një transformimi të mirë të vetës suaj.

5) Të shohësh në ëndërr se keni mbetur shtatzënëDreaming that you are pregnant suggests you have been developing a plan, which is about to be born into practical reality (Picture posed by model)

Kjo zakonisht reflekton se ju jeni në pritje që një projekt apo plan i juaji të realizohet në jetën tuaj reale.

Kjo do të thotë se ju keni qenë duke e zhvilluar një plan, i cili së shpejti do të ‘lind’ në praktikë, dhe ëndrra të sugjeron ty që të keni durim deri në realizimin e këtij problemi.

Mesazhi i kësaj ëndrre është se ju jeni duke krijuar diçka të jashtëzakonshme por ju duhet ta merrni shtruar dhe ti lejoni gjërat të rrjedhin në mënyrë natyrale. /Lajmi.net