3 fakte shkencore që nuk janë plotësisht të vërteta
Disa fakte shkencore të cilat i kemi dëgjuar deri vonë i kemi besuar edhe ne, por me kohën e kemi kuptuar që janë plotësisht të pa vërteta.

Lajme
Sidoqoftë, ne kemi sjellë listën e disa fakteve shkencore që e dimë se nuk janë të vërteta.
Kjo është lista të cilën lajmi.net e transmeton për ju:
1) Big Bangu tregon se si është krijuar universi
Në fakt kjo nuk është absolutisht e vërtetë.
Të gjithë e dimë se Big Bangu është ai shpërthimi i madh që ka ndodhur.
Por të gjithë mendojmë se si pasojë e Big Bangut është krijuar universi kur në fakt Big Bangu vetëm tregon se si është zgjeruar universi, e jo se nga ka ardhur.
2) Qumështi të rrit dhe të bën të fortë
Ne këtë e kemi dëgjuar nga prindërit, mësuesit, por edhe nga doktorët.
“Dëshironi të rriteni dhe të bëheni të fortë? Atëherë pini qumështin tuaj”.
Sidoqoftë, studimet e fundit kanë konstatuar se qumështi jo vetëm që nuk ndikon shumë që ju të rriteni e të bëni të fort, por edhe konsumimi i tepërt mund të i dobësoj eshtrat tuaj për shkak të nivelit të lartë të kalciumit.
3) Nuk ka gravitet në hapësirë
Ndoshta ju jeni nga ata persona që shkaku kryesor se pse nuk ju pëlqen hapësira është shkaku i mungesës së gravitetit.
Por ju nuk keni nevojë të frikësoheni më nga kjo, pasi që kjo nuk është e vërtetë.
Graviteti ekziston në hapësirë, thjeshtë në hapësirë mund të themi se është mikro-gravitet, ose më mirë të themi shumë më i dobët se ai që e përjetojmë në tokë. /Lajmi.net