Irani me numrin më të madh të pelegrinëve të vdekur në Haxh
Irani pranon se numri i të vdekurve në Haxh gjatë shtypjeve ka shkuar në 464, gati sa dyfishi i numrit të mëparshëm.

Bota
Autoritetet iraniane kanë thënë se nuk ka ndonjë shpresë për të gjetur ndonjërin nga pelegrinët e humbur, të gjallë.
Sipas zyrtarëve saudit, së paku 769 njerëz vdiqën gjatë shtypjeve, javën e kaluar, incident ky më vdekjeprurës që e ka goditur Haxhin përgjatë 25 viteve, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.
Arabia Saudite është kritikuar për sigurinë e ofruar, si dhe publikimin e ngadaltë të viktimave.
Lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei i ka bërë thirrje Arabisë Saudite për të kërkuar falje për rrëmujën vdekjeprurëse. /lajmi.net.