Si t’i identifikoni simptomat më të zakonshme të gurëve në veshka? (Foto)
Gurët në veshka janë një nga çrregullimet më të zakonshme të traktit urinar. Ata janë të ngurtë, si kristale që rriten në veshka kur urina bëhet shumë e përqendruar si rezultat i mungesës së ujit. Këta gurë mund të jenë në madhësi dhe formë të ndryshme dhe shfaqen tek njerëzit 20-60 vjeç.

Lifestyle
Qëllimi kryesor i veshkave është që të largojë ndotësit nga gjaku dhe ujin e tepërt dhe mbeturinat përmes urinës. Urina kalon nëpër veshka dhe më pas mblidhet në fshikëz nga ku del jashtë trupit përmes uretrës.
Kur këta ndotës mbesin në trup, ata mblidhen dhe formojnë një grumbull. Ky grumbull më pas bëhet gur në veshka, transmeton lajmi.net.
Çfarë janë gurët në veshka?
Funksioni kryesor i veshkave është që të filtrojnë mbeturat nga gjaku që mblidhen si urinë. Në disa raste, kripërat dhe kristalet e tjerë prezent në mbeturinat në urinë kanë tendencë që të ngjiten me njëri-tjetrin dhe të formojnë gur të vegjël të kristalizuar në veshka.
Madhësia e tyre mund të jetë nga një kristal i vogël i ngjashëm me atë të sheqerit e deri tek sa një top i pingpongut. Por, shumicën e kohës, ata vërehen vetëm kur të fillojnë bllokimin e traktit urinar.
Ky bllokim shkakton dhimbje të forta kur ata shkëputen dhe hyjnë në uretër, duke e bërë shumë të vështirë që të kalojë urina.
Dhimbjet në veshka
Gurët në veshka shkaktojnë dhimbje të mëdha në anën e prekur të stomakut. Dhimbja nga gurët në veshka vjen gradualisht duke u rritur dhe më pas zvogëlohet më vete. Sinjalet e tjera që mund të tregojnë për gurët në veshka janë dhimbjet në të dyja anët e stomakut, në ijë dhe në rajonin gjenital. Dhimbja është nganjëherë intensive, ku njerëzit kërkojnë lehtësim të menjëhershëm mjekësor.
Dhimbja e barkut për shkak të veshkave
Dhimbja e barkut për shkak të veshkave është një lloj dhimbje e cila fillon në stomak dhe më pas përhapet deri në rajonin e ijëve. Kjo dhimbje barku kalon shpejtë por nganjëherë mbetet për më gjatë. Arsyeja për këtë dhimbje është se guri i veshkave është duke lundruar brenda. Kudo që të ngecë, ju përjetoni dhimbje të forta dhe filloni të djersiteni për shkak të ashpërsisë së dhimbjeve. Edhe nëse ndryshoni pozicionin e trupit, ju nuk do të merrni ndonjë lehtësim nga dhimbja.
Gjaku në urinë
Gjaku në urinë është një problem serioz i cili nuk duhet të neglizhohet. Arsyeja kryesore për këtë janë gurët në veshka të cilët kanë arritur pjesën e brendshme të uretrës. Gurët mund të fshihen në muret e uretrës dhe të shkaktojnë gjakderdhje që rezulton në urinë të kuqe apo ngjyrë rozë. (lajmi.net)