Prapë arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave

Delegacioni i Kosovës për bisedime me Serbinë në Brukesl janë pajtuar për njohje reciproke të diplomave që lëshohen nga të dy shtetet, Kosova dhe Serbia.

Lajme

29/09/2015 18:48

Zyra e Kryeministrisë së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se delegacioni i Republikës së Kosovës i udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri, dhe në përbërje të ministrit Arsim Bajrami, Qemajl Marmullakaj, Hysen Bytyci dhe Arjeta Rexhaj, i cili është në Bruksel për raundin e ri të dialogut ndërshtetërorë në mes të Kosovës dhe Serbisë, ka arritur marrëveshje  për njohjen reciproke të Diplomave mes dy shteteve të Kosovës dhe Serbisë, transmeton lajmi.net.

Me këtë marrëveshje palët u zotuan njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet. Marrëveshja përfshinë të gjitha nivelet universitare ( Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.

Po ashtu, me këtë marrëveshje përcaktohet mekanizmi mbikëqyrës i procesit të zbatimit të Marrëveshjes që përbëhet nga tre palët (pala e Kosovës, BE-së, dhe Serbisë) dhe që ka obligim të raportoj, vlerësoj dhe përmirësoj sipas nevojës procesin e zbatimit të marrëveshjes.

Përndryshe, sa i përket kësaj çështje, delegacioni i Kosovës edhe viteve tjera ka njoftuar se gjëja është arritur marrëveshje me Serbinë për njohje të diplomave. Rrjedhimisht, i bie se marrëveshja e kësaj radhe është arritur edhe më parë. /lajmi.net