Alternativa e Abdullah Gülen-it

Nga: Nina Khrushcheva

Opinion

25/09/2015 20:35

Historianë dhe ekonomistë të shumtë mbështesin pikëpamjen sipas së cilës ne jetojmë në një epokë të ndikuar shumë nga forcat jashtë-personale. Veprimet dhe vendimet e një burri apo gruaje, pa marrë parasysh sa të fuqishme janë ato, nuk mund të përcaktojnë fatin e një kombi. Kjo edhe mund të jetë një e vërtetë e madhe në shumicën e rasteve. Mirëpo ka moment kur përzgjedhjet individuale të një lideri mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë. Kjo është treguar e vërtetë në rastin e Rusisë, dhe mund të tregohet e vërtetë së shpejti edhe në Turqi.

Në Rusi, ekzistenca e regjimit të ndërtuar nga Presidenti Vladimir Putin mund të gjurmohet nëpërmjet një vendimi të vetëm, të marr nga një njëri, Boris Yeltsin, për një arsye krejtësisht personale.

Kur Yeltsin përgatitej për rënie nga pushteti pas zgjedhjeve të para demokratike në vend, ai kërkoi një pasus që do të mbronte sigurinë dhe pasurinë e tij personale dhe të familjes së tij, në periudhën pas rënies së tij. Putini, ish agjenti gri i KGB-së, premtonte të kryente një rol të tillë më mirë se sa shumica e figurave tjera demokratike, siç ishte Sergei Stepashin, një tjetër kryeministër i kohës së Yeltsinit, i cili realisht kishte shfaqur pak entuziazëm për Luftën e Parë Çeçene të vitit 1994.

Yeltsin and Puttin

Zgjedhja që bëri Yeltsini në atë kohë mund edhe të ketë përmbushur agjendën e tij personale, mirëpo në anën tjetër e dërgoi Rusinë në autoritarizëm. Në këtë kuptim, prandaj, Yeltsini ishte përgjegjës edhe për hapjen e Rusisë drejtë të ardhmes demokratike edhe për përmbylljen e këtij kapitulli në historinë e vendit.

E ardhmja e Turqisë, gjithashtu, duket të jetë në duart e një njeriu: ish Presidentit Abdullah Gylen.

Me votat e turqve që do të arrijnë në kutitë e votimit me 01 nëntor në zgjedhjet e dyta nacionale të këtij viti, Gylen duhet të vendos nëse do të qëndroj prapa Presidentit Recep Tayyip Erdogan. Zgjedhja e tij do të përcaktoj nëse Turqia do të vazhdoj rrugën e vet demokratike, apo rrugën drejtë të ardhmes së një lloj Putinizmi të projektuar nga vet Erdogan.

Gylen gjendet në këtë pozitë kritike, ngaqë në zgjedhjet e fundit, që u mbajtën në qershor, Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) që drejtohet nga Erdgon, dështoi që të fitoj shumicën qeverisëse, shumë më pak se sa shumica kushtetuese që do t’i mundësonte Erdoganit të transformonte Turqinë nga sistemi parlamentar në atë presidencial.

Pas zgjedhjeve, AKP u drejtua drejtë mocioneve që kërkonin partner për të formuar qeverinë – një përpjekje që shumë e quajnë sabotim i Erdoganit për të thirrur zgjedhje të reja. Tani pasi që zgjedhjet e reja janë thirrur, Erdogan po përdor thirrje nacionaliste, madje edhe sugjerime për luftë kundër grupit minoritar Kurd, për të vënë në funksion partinë e tij drejtë fitores. Kjo retorikë është reminishencë e qëndrimit luftarak të Putinit gjatë Luftës së Dytë Çeçene të vitit 1999, e cila rriti popullaritetin e tij në mënyrë të konsiderueshme, gjë e cila edhe e ndihmoi atë të dukej si njeri potencial për të pasuar Yeltsinin.

Erdogani njëherë pat thënë se demokracia është “sikurse treni”, që do të thotë “kur arrini destinacionin, ju zbrisni” – analogji me të cilin Putini do të pajtohej pa asnjë dyshim. Për të dy liderët, sistemet demokratike janë mjete të topitura që mund të përdoren për të arritur qëllimet personale, dhe më pastaj të flaken sipas dëshirës.

Megjithatë ka një dallim të madh në mes të Putinit dhe Erdoganit. Kur Yeltsini u largua nga pushteti, Putini nuk ishte më i varur në asnjë figurë tjetër; ai ishte kryesues i Kremlinit, arbitri i fundit i kontesteve ndërmjet rivaleve dhe klaneve në elitën e Rusisë post-Sovjetike.

E kundërta qëndron me Erdoganin, ngaqë ai kishte një partner në formimin e AKP-së: Gylenin. Gylen, për dallim nga Yeltsin, vazhdon të mbetet një politikan i fuqishëm dhe besnik edhe pas largimit edhe pas largimit. Kur AKP, e cila proklamonte një lloj forme të moderuar të politikës islamike që sfidonte sekularizmin që mbizotëronte që nga koha e themelimit të Turqisë modern, fitoi zgjedhjet e para me 2002, ishte pikërisht Gylen ai i cili shërbeu si kryeministër, për shkak se Erdogani e kishte të ndaluar të drejtonte zyrën politike në atë kohë. Reformat ekonomike dhe veprimet tjera liberale të ndërmarra gjatë udhëheqjes së Gylenit bënë shumë njerëz të besojnë se AKP po krijonte një lloj forme të politikës islamike të ngjashme me Demokracinë Kristiane në Evropë.

Erdogan dhe Gylen

Mirëpo kur Erdogan u bë kryeministër në 2003, Gylen u lë krejtësisht në hije (presidenca Turke në atë kohë ishte shumë ceremoniale). Dhe përderisa Erdogan, ashtu sikurse edhe Putin, e koncentroi pushtetin në duart e tij, arritjet sociale dhe ekonomike të Gylen filluan të shuheshin. Askush më nuk flet për AKP si një model i demokracisë islame. Dhe, befasisht, shumë anëtarë të lartë të AKP-së që e ndihmuan sukseset e qeverisë së Gylen janë tërhequr – ose janë larguar nga partia.

Në librin e tij “Profilet në Kurajo”, John F. Kennedy shkruan që, në politikë, vije një moment kur “një njëri duhet të bëjë atë që duhet – pa marr parasysh pasojat personale, pa marr parasysh vështirësitë, rreziqet, dhe presionin”.

Për Gylen ai moment është tani.

Gulen

Gylen mund të qëndroi i heshtur dhe të shikoj ish mikun dhe partnerin e tij politik duke ndjekur hapat autoritarizmit të Putinit, përpjekjet qesharake të tij për t’i treguar botës se islami mund të bashkëjetoj me demokracinë, modernitetin dhe tolerancë. Ose, Gylen mund të ngrihet kundër planeve të Erdoganit, duke bërë kështu që të mbroj edhe kontributin e jetës së tij, dhe çfarë është më e rëndësishme, sistemin demokratik në vendin e tij. Një profil i tillë në kurajo është saktësisht ajo çfarë i duhet Turqisë sot. /lajmi.net

 

Nina L. Khrushcheva është Dekane e “The New School” në New York, si dhe bashkëpunëtore në “World Policy Institute”, ku edhe drejton Projektin Rus.

Nina