Haradinaj: Trepça është pasuri e një rëndësie të përjetshme për Kosovën

Kryetari i Aleances për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka deklaruar se Trepça është një pasuri e një rëndësie të përjetshme për Kosovën.

Lajme

03/09/2015 12:01

Ai gjatë një vizite në Kombinatin Trepça, tha se Kosova në asnjë situatë nuk guxon ta humbas pronësinë mbi Trepçën, por se duhet të gjendet një partner publiko-privat, që do ta aktivizonte këtë gjigand të fjetur të ekonomisë kosovare.

“Administrimi i mëtutjeshëm i Trepçës nga AKP-ja, nuk është zhvillim, as i Trepçës e as i ekonomisë së Kosovës përmes saj, por administrim të gjendjes së saj ekzistuese, që është koncept i gabuar e i papranueshëm. Riaktivizimi i Trepçës në gjithë kapacitetin e saj, nënkupton zhvillim për tërë vendin, prandaj institucionet e Kosovës duhet të merren urgjentisht me këtë çështje. Situata siç është tani është e papranueshme”, ka thënë Haradinaj./Kosovapress