Taylor Swift triumfon mbrëmjen e MTV Video Music Awards
Taylor Swift ka arritur të marrë të gjitha çmimet kryesore, duke përfshirë edhe çmimin për videon më të mirë të vitit.

ShowBiz
Sukseset për artisten s’kanë të ndalur. Taylor Swift ka marrë të gjitha çmimet kryesore gjatë mbrëmjes së 32-të të VMA, udhëhequr nga Miley Cyrus.
Swift ka marrë çmimin kryesor të mbrëmjes, atë të videos më të mirë të vitit për videoklipin ‘Bad Blood’ ndërsa me ‘Blank Space’ ka fituar çmimet për videoklipin më të mirë Pop dhe videoklipin më të mirë në kategorinë e femrave.
Kanye West është shpërblyer me çmimin prestigjioz ‘Michael Jackson Video Vanguard’ për arritjet e tij muzikore ndërsa ai ka mbajtur një fjalim të gjatë dhe shpesh pa kuptim pas çmimit të prezantuar nga Taylor Swift, të cilës disa vite më parë West i ka ndërprerë fjalën derisa ajo po mirrte një çmim po në këtë skenë, transmeton Lajmi.net.
Këto janë të gjitha çmimet e ndara mbrëmë në MTV VMA 2015:
Videoja më e mirë Rock: Fall Out Boy – “Uma Thurman”
Videoja më e mirë Pop: Taylor Swift – Blank Space
Kënga e Verës: She’s kinda hot – 5 Seconds of Summer
Videoja më e mirë ndër meshkuj: Uptown Funk – Mark Ronson ft. Bruno Mars
Videoja më e mirë hip-hop: Anaconda -Nicki Minaj
Videoja më e mirë ndër femra: Blank Space – Taylor Swift
Videoja me mesazhin më të mirë: One man can change the world – Big Sean ft. Kanye West & John Legend
Artisti më i mirë i ri – Fetty Wap – Trap Queen
Videoja më e mirë e vitit: Bad Blood – Taylor Swift ft. Kendrick Lamar
Bashkëpunimi më i mirë: Bad Blood – Taylor Swift ft. Kendrick Lamar
(Lajmi.net)