Beqiri: Në traditën tonë nuk sulmohet familja, e këtë vetëm VV e bën
Deputeti i Lidhjes Demokratike në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, i ka komentuar deklaratat e fundit të kryeministrit Isa Mustafa bërë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Lajme
Ai ka thënë se nuk do të merret me fjalët e kryeministrit, por me veprimet e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Atë qe e ka thënë Mustafa në konferencë, unë nuk dua ta komentoj, përveç asaj që VV duhet të heq dorë nga atakimi i pronës personale. Nuk është në traditën shqiptare, që të sulmohet familja, e këtë di ta bëjë vetëm Lëvizja Vetëvendosje, e cila vazhdon të përdorë të rinj për qëllime të tyre. Këta duhet të mësohen ta njohin shtetin, flamurin e himin e Kosovës. Ky flamur, ky himn, kjo stemë janë të miratuara nga sistemi i Kosovës e duhet të respektohen”, ka thënë ai.
Beqiri po ashtu ka shtuar se askush nuk duhet t’i drejtohet kryeministrit në atë mënyrë siç ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.
“T’i drejtohesh kryeministrin e vendit me një fjalor të tillë, nuk i ka hije një lideri të një partie e as një aktivisti të thjeshtë. Ne jemi njerëz, e në këtë rast është atakuar familja e kryeministrit. Ne jemi para sa gjithash njerëz, pastaj jemi në politikë”.