Çfarë lidhje kanë Bolt e Messi?
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e ka krahasuar sprinterin Usain Boltin me sulmuesin Lionel Messi.

Sport
Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique e ka krahasuar Usain Boltin me Lionel Messin.
29-vjeçari fitoi medaljet e arta në 100 dhe 200 metra sprint në Kampionatin botëror të atletikës në Pekin.
Dhe, Enrique beson se xhamajkani është atlet i nivelit në të cilin Messi është në futboll.
“Ju mund të bëni një krahasim të mirë mes Messi dhe Bolt”, deklaroi ai.
“Bolt është sprinteti më i mirë i të gjitha kohërave. Kurse, Messi mendoj se është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”, u shpreh Enrique.