Isa Mustafa: Kam nevojë për pare të madhe, jo 2900 euro
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa gjatë konferencës së sotme për media ka folur edhe për skandalin me servisimin e veturës BMW, pronë e kryeministrisë, nga kompania e djemve të tij.

Lajme
“Asnjë tender askujt nuk ia kam dhënë. Në qeveri i kemi 1000 vetura dhe disa janë në gjendje të rregullt, disa jo, e disa kemi marrë vendim për t’i shitur. 2900 euro është ofertë për punë që janë kryere, jo që dikush të përfitojë. Nëse këtë rast është bërë ndonjë shkelje, dhe nëse do të ketë konflikt interesi atëherë do të rregullohet. Nëse kam ndonjë interes, kam nevojë për ndonjë pare të madhe e jo për 2900 euro”, ka thënë Mustafa. /Indekonline/