Mbahet festivali i specave në Krushë të Madhe (Foto)

Në Krushë të Madhe sot është mbajtur edicioni i dytë i “Festivalit të Specave 2015”. Ky festival është organizuar nga Këshilli i fshatit, ndërkaq është përkrahur nga MBPZHR dhe komuna e Rahovecit.

Lajme

28/08/2015 17:15

Me këtë rast, koordinatori i festivalit, njëherësh edhe kryetar i fshatit, Selami Xh. Hoti, pasi përshëndeti mysafirët të shumtë, pos tjerash tha : ” Ju nëna të Krushës së Madhe, jeni bërë shembull se si ngritët prej hirit dhe me vullnet të madh dhe punë të palodhshme keni ngritur dhe shkolluar fëmijët duke mbajtur edhe familjet. Ju mysafirë jeni të mirëseardhur në Rahovec kryeqytetin e bujqësisë, jeni të mirëseardhur në Krushë të Madhe, vatër e punës dhe sakrificës”, raporton lajmi.net.

Ndërkaq, fjalë rasti mbajti edhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili tha se ky festival do të zgjerohet edhe më shumë në të ardhmen.

“Jemi sot këtu për të promovuar vlerat e punës, në Krushën e madhe të punës, mundimeve, djersës dhe sakrificës. Jemi këtu në festivalin e specit, festival i cili në vitet e ardhshëm do të zgjerohet dhe do të merr emërtim gjithëpërfshirë”, tha Vehapi.

Në këtë festival morën pjesë edhe Ministri i Financave, Avdullah Hoti, dhe përfaqësues të USAID dhe të Ministrisë së Bujqësisë. /lajmi.net

Krushe3 Krushe2 Festivali i Specit ne Krushe Krushe1 Krushe e Madhe Foto-Krushe-e-Madhe-7