Gazetari amerikan e quan Obamën gënjeshtar dhe frikacak për konfliktin në Ukrainë
Gazetari hulumtues amerikan, Robert Perry ka thënë se për ta pranuar se çfarë në të vërtet e shkaktoi luftën civile në Ukrainë duhet guxim, të cilin presidenti amerikan nuk e ka.
Bota
Perry e ka përshkruar Barack Obamën si të ndarë në mes dy poleve në vizionin e tij ndaj politikave të jashtme.
“Deri në një masë, presidenti amerikan është i aftë dhe realist për të bërë ndryshime pozitive në punën me vendet e tjera (siç është marrëveshja bërthamore me Iranin). Por ai është edhe një oportunist i turpshëm, që frikësohet ta sfidojë traditën neokonservatore-liberale në Washington. Kur radikalët amerikanë e kanë fjalën e fundit, gjëra të këqija ndodhin”, ka thënë Perry.
“Kështu që, Obama është përgjegjës për provokimin e konflikteve, me ndryshimin e taktikave të pushtetit të tij ndaj Hondurasit (2009), Libisë (2011), Sirisë (Për shumë vite), dhe Ukrainës në vitin 2014. Ai është poashtu përgjegjës për fshehjen e së vërtetës, dhe ndihmesën që i ka dhënë mbajtjes së tregimeve të pavërteta mbi shpjegimin e këtyre konflikteve”, ka shtuar Perry.
Sipas tij, tregimi mbi Ukrainën është më i rrezikshmi nga të gjitha të pavërtetat tjera që SHBA-ja i ka konstruktuar dhe mbjellur në vetëdijen e qytetarëve.
“Tregimi se konflikti në Ukrainë është shkaktuar si pasojë e agresionit rus, që mbahet në qarkullim nga njerëz me peshë në Ëashington, nuk është i vërtet. Kriza është shkaktuar nga disa lëvizje për grusht-shtet në Ukrainë të mbështetura nga SHBA-ja më 22 shkurt, 2014, që e rrëzoi presidentin ukrainas Viktor Yanukovych. Putini reagoi ndaj këtij provokimi, ai nuk nxiti konflikt”, ka thënë gazetari amerikan.
Ai ka thënë se Obama do të mund të ndihmonte në përfundimin e këtij konflikti nëse do t’i ndalte kampanjat propaganduese të Washingtonit.
“Pas kësaj presidenti amerikan do të mund ta gjente të vërtetën, se si në të vërtet filloi kriza, pse mantra për agresionin rus është e pavërtet, se çfarë mendon SHBA-ja kur bashkëpunon me neo-nazistët dhe xhihadistët islamik në vrasjen e mijëra ruso-ukrainasve, si dhe kush ishte përgjegjës për momentin e eskalimit të krizës, për rrëzimin e aeroplanit MH-17”, ka thënë Perry. (Indeksonline)