Zyrtare: Kovacic në Real Madrid
Real Madrid ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Interin për transferimin e mesfushorit Mateo Kovacic.

Sport
Mateo Kovacic është futbollist i ri i Real Madridit, lajmi është zyrtar.
Mesfushori kroat është larguar nga Inter duke iu bashkuar “Los Blancos”.
“Real Madrid dhe Inter kanë arritur marrëveshje për transferimin e Mateo Kovacic, i cili ka nënshkruar kontratë për gjashtë sezonet e ardhshme”, thuhet në komunikatën e Realit.
“Futbollisti do të prezantohet nësër në ora 13 në Santiago Bernabeu, para se të paraqitet në konferencë për shtyp që të takohet me gazetarët”.