Stavileci: Kemi arritur marrëveshje verbale me kompaninë për TC “Kosova e Re” (Video)
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka thënë se projekti për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”, është drejtë përfundimit.

Lajme
Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Isa Mustafa, Stavileci tha se deri më tani, Qeveria e Kosovës ka arritur një marrëveshje verbale me kompaninë amerikane e cila, tashmë ka mbetur e vetmja në këtë garë.
“Me kompaninë amerikane kemi arritur marrëveshje verbale në disa pika. Në koston e energjisë dhe në disa gjëra tjera”, ka thënë Stavileci, raporton lajmi.net.
