Këto gjëra kurrë nuk duhet t’i fshihni nga mjeku

Kur ju dhemb fyti, keni temperaturë të lartë nga ndonjë virus apo ju ka dalë ndonjë njollë e çuditshme në këmbë, gjëja e parë që ju vjen ndër mend është këshillimi me një specialist.

Lifestyle

13/08/2015 09:04

Të shkosh te mjeku për t’i treguar shqetësimet që na mundojnë nuk përbën asnjë problem për shumicën prej nesh, përkundrazi të bën të ndihesh më mirë, sepse do të mund të gjesh një zgjidhje për problemin tënd.

Por ka raste kur të duhet të ulesh përballë mjekut për t’i rrëfyer gjithçka dhe kjo shndërrohet në një moment të sikletshëm, që jo pak e përjetojnë si një stres më vete. Sido që të jetë, këshilla e vlefshme për të gjithë është: mos heshtni kurrë përballë doktorit. Në vazhdim do të paraqesim gjërat të cilat kurrë nuk duhet t’i fshihni nga mjeku.

– Dieta dhe aktiviteti fizik: Në botë ekzistojnë fanatikët e palestrave, që numërojnë hapat dhe llogarisin kaloritë çdo ditë për të qenë të shëndetshëm. Por pjesa më e madhe e personave nuk preferon të heqë dorë nga ushqimi apo të nisë të vrapojë si i çmendur për të kompensuar zakonet e këqija. Nëse bëni pjesë te kjo kategori, pranojeni: do të jetë e lehtë për doktorin të gjejë një mënyrë për t’ju penguar të shtoni në peshë dhe të përkeqësoni shëndetin tuaj.

– Alkooli dhe duhani: Predikimet nuk na pëlqejnë asnjëherë, mbi të gjitha kur nuk është nëna që të na i thotë. Por për të ndaluar së “helmuari” veten, një këshillë profesionale shpesh është decisive.

– Funksionet e organizmit: Sa herë dilni jashtë, sa shpesh, a keni dhimbje? Janë sekrete që duhet të mbeten të tilla për ju. Por nëse vuani nga kolliti dhe sëmundjet e tjera të brendshme nuk duhet të ndiheni fare në siklet për t’i treguar me hollësi këto tema.

– Kurat alternative: Është mirë t’i tregoni gjithmonë mjekut të gjitha kurat alternative që ju përdorni në shtëpi për të qetësuar dhimbjet, sidomos për shqetësimin që i jeni drejtuar. Mos kini frikë se do ju paragjykojë apo do të qeshë me zgjedhjen tuaj, përkundrazi mund ta ndihmojë të bëjë një kombinim më të mirë për kurën që do i duhet të përshkruajë.

– Zakonet seksuale: Nëse keni, apo keni pasur ndonjë sëmundje seksualisht të transmetueshme, ndryshoni shpesh partnerë, apo keni pasur shtatzëni të padëshiruara, më mirë të mos heshtni.

– Ilaçet: Tregoni menjëherë nëse jeni duke pirë diçka, sa shpesh dhe në çfarë dozash: sikleti për ndonjë sëmundje të caktuar mund t’ju kushtojë rëndë, sepse “ngatërrimi” mes ilaçeve mund të sjellë reaksione dhe dëme që mund të rezultojnë fatale për organizmin.

– Mosndjekja e këshillave: Nuk keni pasur dëshirë dhe vullnet për të ndjekur këshillat e mjekut për një patologji të caktuar? Nuk duhet t’ia fshihni mjekut nëse riktheheni për diagnostikimin e radhës. Është gjithmonë e rëndësishme të tregoni të vërtetën. /Zëri