3 ushqimet që nuk duhet t’i hani natën vonë
Nëse hani darkë në ora 18:00 dhe jeni zgjuar ende në ora 12:00, është e natyrshme që të ndjeheni të uritur.

Lifestyle
Kështu, nëse ndjeheni të uritur natën vonë, është mirë që të mos i konsumoni këto 3 ushqime:
1. Hamburger apo picë
Ushqimet ‘e rënda’ janë gjithashtu të larta në kalori dhe yndyrë, por ato gjithashtu janë të këqija për stomak nëse konsumohen natën vonë, pasi që ju lënë pa gjumë. Provoni të mos konsumoni hamburgerë apo pica.
2. Çokolatë
Jo vetëm që ka kalori dhe sheqer, por ka gjithashtu kafeinë, e cila mund të kontribuojë në pagjumësi. Çokolata mund të mos jetë e nevojshme kur ndjeheni të uritur në këtë pjesë të natës, kështu, provoni të pini një filxhan çaj të gjelbër apo qumësht.
3. Pije me sheqer
Këto pije janë burimi më i madh i sheqerit dhe kalorive në SHBA, kështu që ato nuk janë një zgjedhje e mirë në çfarëdo kohe. Por, natën vonë, këto pije ju mbajnë të zgjuar. Këto pije mund ta ‘dëshpërojnë’ stomakun tuaj, kështu në vend të këtyre pijeve, pini një gotë ujë para se të shkoni në shtrat. (Lajmi.net)