P.I.N.T fillojnë punën për albumin e ri
Si shtëpi muzikore, P.I.N.T u zyrtarizua më 2011 kur edhe u lansua albumi me të njejtin emër nga MC Kresha e Lyrical Son.

ShowBiz
Nga ajo kohë, ky grup nuk është ndalur me krijime muzikore që kanë rezultuar shumë të sukseshme në llojin e muzikës që kultivojnë.
Që nga tani, ky label ka përvjelur mëngët dhe ka nisur punën për krijimin e albumit të titulluar ‘United States of Albania’ i cili për fansat, nëse gjithçka shkon në rregull, mendohet të jetë gati ditën e parë të muajit Gusht 2016.
E nga vetë titulli, kuptohet koncepti i P.I.N.T që synon të grumbullojë nën një produkt emra shqiptar të afirmuar nga të gjitha trojet.
Për komponimin e materialeve do të përkujdesen producentët Strike Beatz dhe K- Master, kurse fansat do mbahen të imformuar lidhur me rrjedhën e projektit përmes videove që do postohen në kanalin e kësaj shtëpie muzikore./Prive