Ja emrat e 18 personave të plagosur nga shpërthimi i gazit në Tiranë
Janë identifikuar personat e plagosur pasditen e sotme në "Don Bosko", nga shpërthimi i gazit në ëmbëltore, kukjo e fundit u shkatërrua plotësisht.

Lajme
Mësohet se janë dëmtuar shtetasit Mateo Zoto, 30 vjeç, Klaudio Marashi, 18 vjeç, Dhori Qirjo, Enrik Hima, 27 vjeç, Sabri Baruni, 60 vjeç, Alfred Shani, 67 vjeç, Xhelabdie Kulla, 67 vjeç, Olsi Beqiri, 30 vjeç, Hendrit Marku, 27 vjeç, Fadil Tuzi, Edvin Liko, 30 vjeç, Xhemile Shani, 62 vjeç, Edlira Shqima, 20 vjeç, Kristi Goreci, 20 vjeç, Evgjeni Bregu, 48 vjeç, Nebie Muhedini, 67 vjeç, Krenar Bega, 38 vjeç, si dhe Kujtim Cani, 50 vjeç, në gjendje të rëndë, ndodhet në reanimacion, raporton sotnews.com
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vizituar të plagosurit nga shpërthimi i gazit në “Don Bosko”, në QSUT. Ai ka raportuar nga QSUT se stafi në repartin e djegies ndodhet në gatishmëri të plotë. Ndërkohë, disa prej personave të plagosur ndodhen në gjendje kritike për jetën, si pasojë e plagëve të marra nga djegia.
Si pasojë e një rrjedhje gazi disa bombola gazi në një ëmbëltore në zonën e “Don Boskos” kanë shpërthyer pasditen e së dielës.
Për pasojë, siç është raportuar deri në orën 20:20, 26 persona kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Traumës, ndërsa shtatë prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Dy prej punonjësve të ëmbëltores, të cilët kanë qenë brenda në momentin e shpërthimit, dhe një i tretë thuhet se janë në rrezik për jetën dhe të njëjtit gjenden në QSUT, raporton sotnews.com
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, sa ka lënduar edhe persona në rreze prej 100 metra, duke përfshirë këtu edhe ata përballë rrugës.
Gjithashtu, tre biznese në katin e parë dhe disa pallate në katin e dytë dhe të tretë të kësaj ndërtese kanë pësuar dëme të mëdha materiale.
Sipas dëshmitarëve, policia dhe zjarrfikësit menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa për të njëjtën nuk thuhet edhe për ambulancën, pasi këta të fundit janë vonuar.