Ushtria izraelite vret një palestinez

Ushtria izraelite ka vrarë një palestinez, i cili me thikë ka lënduar një civil izraelit në pompën e benzinës në Bregun perëndimor, bëjnë të ditur autoritetet e Izraelit.

Bota

09/08/2015 21:18

“Në sulmin me thikë në pompën e benzinës mes Jerusalemit dhe Tel Avivit , një civil është plagosur derisa i dyshuari është plagosur kur në kanë shtënë ushtarët”, ka sqaruar ushtria.

Policia ka bërë të ditur se sulmuesi, një palestinez ka vdekur menjëherë pasi që është plagosur në këmbë, shkruan France Press.