Suedia destinacion i azilkërkuesve, 1400 fëmijë rezultojnë të zhdukur
Suedia është një prej shteteve të Bashkimit Evropian ku ka dyndje të theksuar emigrantësh një pjesë e mirë prej të cilëve janë nga Shqipëria apo Kosova.

Bota
Por, përveçse pranueshmërisë së ulët të azilantëve një lajm akoma më i rëndë raportohet nga zyra e migracionit (Mikrationsverket) ku theksohet se nuk ka asnjë informacion rreth 1.400 fëmijëve azilantë të ardhur në Suedi.
Sipas raportit të publikuar nga Radioja shtetërore Suedeze EKOT të bazuar në të dhënat e zyrës së migracionit (Mikrationsverket) theksohet se nuk ka asnjë informacion rreth 1 mijë e 400 fëmijëve azilantë të ardhur në Suedi.
Sara Granath përgjegjësja e organizatës së shoqërisë civile ndërkombëtare “Save the Children” për Suedinë duke vënë në dukje se fëmijët janë nën moshën 18 vjeç tha se janë të shqetësuar për fatin e fëmijëve dhe se janë duke kryer përpjekje intensive për gjetjen e tyre.
Ndërsa, në anën tjetër s,ipas raportit të publikuar nga zyra e migracionit (Mikrationsverket) duke u vënë në dukje se në vitin 2014 në Suedi kanë mbërritur 7049 fëmijë të pa-shoqëruar theksohet se në vitin 2015 kjo shifër mund të kalojë 15 mijë.
Gjithashtu bëhet e ditur se nga muaji korrik në Suedi kanë shkuar 12 mijë fëmijë të pa-shoqëruar. Vitin e kaluar në Suedi u strehuan 81.300 Sirianë, ndërsa këtë vit pritet që kjo shifër të arrijë 100 mijë./shqiptarja