Shembet një ndërtesë në Indi, 11 të vdekur
Si pasojë e shembjes të një ndërtese në Mumbai të Indisë humbin jetën 11 persona.

Bota
Sipas lajmit të BBC theskohet se ka shqetësime se mund të ndodhen një numër i madh personash të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës së rrëzuar në orët e para të mëngjesit, shkruan Anadolu Agency.
Shtypi lokal ka theksuar se bashkia ndërtesën e kishte cilësuar si “objekt të vjetër dhe rrënojë” dhe se kishte kërkuar evakuimin e banorëve të cilët banonin në këtë ndërtesë, por këto të fundit nuk e kanë zbatuar kërkesë të bashkisë.
Qyteti Mumbai i Indisë në Azi ndodhet një ndër qytetet me çmimet më të lartë përsa i përket çmimeve të pasurive të patundshme. Theksohet se kjo është një ndër arsyet që 60 për qind e popullatës prej 18 milionë banorësh në këtë qytet janë të detyruar të jetojnë në banesa të vjetra. Parashikohet se në qytetin ku ka pak terrene të lira për ndërtim ndodhen 14 mijë ndërtesa të cilat janë më të vjetra se 70 vjeçare.
Si pasojë e rrëzimeve të ndërtesave në Mumbai në dy vitet e fundit të paktën 100 persona kanë humbur jetën.