Dogana arrin rekord, 500 milionë të hyra
Përmes një komunikate, Dogana e Kosovës ka lajmëruar se këtë vit ka arritur që të mbledh një rekord të të hyrave, prej 500 milionë deri në fund të muajit korrik.
Lajme
Në krahasim me të hyrat nga viti i kaluar, këtë vit ka një rritje prej 7.5% që i bie të jetë 35 milionë.
Këto të hyra janë një lajm i mirë për qytetarët e Kosovës pasi që ato rrisin fondet të cilat mund të shkojnë në investime nëpër sektor të ndryshëm si: arsim, shëndetësi, punë publike dhe mirëqenie në përgjithësi.
Puna dhe angazhimi i doganës ka ndikuar dukshëm në uljen e informalitetit përmes luftimit të ekonomisë jo-formale që është edhe angazhim i Qeverisë së Republikës së Kosovës, njofton Dogana e Kosovës.
Ata kanë shprehur falënderim për gjithë qytetarët që bashkëpunojnë dhe thërrasin në lidhje me dyshimet për kontrabandë dhe korrupsion.
Dogana e Kosovës bën thirrje që një gjë të tillë qytetarët ta bëjnë edhe më tutje duke thirrur në numrin e telefonit, 0800 50 095, transmeton Klan Kosova.