Mbeti pa këmbë dhe pa gishta të dorës, por ky vogëlush nuk e ndal buzëqeshjen |FOTO|
Ky vogëlush nuk e ka ndërmend ta ndalojë buzëqeshjen, edhe pse i ka humbur këmbët, gishtat e këmës dhe ata të dorës si pasojë e sëmundjes 'meningjiti' qysh në moshë shumë të hershme. Nëna e tij 22 vjeçare Terri Lewsly, gjithçka që kishte mundur të bënte ishte të shikonte, pasiqë mjekët i kishin dhënë Taylor'it vetëm edhe disa orë për të jetuar, asaj madje i kishi kërkuar që edhe t'ia thoshte lamtumirën e fundit.
Lifestyle
Për fatin e keq Taylorit ishte dashur t’i amputohej këmba e majtë, së bashku me gishat e këmbës së djathtë, si dhe gishtat e dorës. Por përkundër të gjitha këtyre, mjekët dhe motrat medicinale kanë mbetur të habitura me vogëlushin i cili gjatë gjithë kohës që ishte në spital qeshte dhe gudulisej. Tani familja e tij janë duke kërkuar ndihmë që të sigurojnë të holla për kujdesin e Taylorit gjatë gjithë jetës.
/lajmi.net
Nëna e tij Terri tha,
“Taylor i’a ka dalur që ta mbajë buzëqeshjen në fytyrën e tij duke kaluar nëpër të gjitha vështirësitë. Vetëm disa javë më parë na thanë se duhet t’ia japim lamtumirën e fundit, sepse me shumë gjasë nuk do ti mbijetojë të gjitha ndërhyrjeve. Nuk mund të besoj çfarë ‘gishti’ i vogël ai është, e dija se ai do ta humbte këmbën, gishtat e dorës dhe ata të këmbës në momentin kur ata ju shëndrruan në ngjyrë të zezë. Veshkët e Taylori’t gjithashtu i dolën nga funksioni dhe si pasojë mbeti në dializë. Ishte tmerruese por gjithçka që kishte rëndësi ishte që Taylor të mbijetonte dhe unë kam bërë gjithçka që është e mundur që të isha pozitive.
Taylor do të qëndrojë në spital deri në nëntor pasiqë atij i duhet përkujdes i rregullt në shërimin e plagëve të tij. Jemi të vendosur që mos ta lejojmë meningjitin ta shkatërrojë të ardhmen e Taylor’it. Ai gjitmonë ka qenë fëmijë i lumtur, dhe i buzëqeshur para se të diagnostifikohej, por asgjë nuk ka ndryshuar ai vazhdon të jetë i tillë. Taylor’i i ka habitur mjekët me shpirtin e tij luftarak dhe pas të gjitha atyre që ka kaluar ai ende po buzëqeshet. Ai është një fëmijë shumë inspirues, dhe unë jam shumë krenare me të.”