Totti ka një kritikë për Real Madridin

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka kritikuar Real Madridin për largimin e kapitenit Iker Casillas.

Sport

17/07/2015 21:39

Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka thënë se është shumë keq që Iker Casillas u largua nga Real Madrid.

Para miqësores me Los Blancos në Melbourne, Totti, i cili gjithë karrierën e deritashme e kaloi në skuadrën italiane, e lavdëroi Casillasin – që u transferua në Porto – dhe shprehu keqardhjen për largimin e tij nga Santiago Bernabeu.

“Është mëkat që Casillas është larguar”, deklaroi ai para gazetarëve.

“Ne e njohim mirë njëri tjetrin. Ai është njeri i madh. Iker është ikonë dhe momument i klubit”, u shpreh Totti.