Van Persie pranë transferimit te Fenerbahcen

Robin van Persie ka arritur marrëveshje me skuadrën e Fenerbahces.

Sport

04/07/2015 19:34

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin van Persie nuk është i kënaqur me trajtimin e trajnerit Van Gaal dhe dëshiron të largohet gjatë kësaj vere.

The Guardian shkruan se Van Persie veçse ka gjetur skuadrën e re dhe ajo do të jetë Fenerbahce e Turqisë.

Tashmë skuadra turke duhet vetëm të arrij marrëveshje me Manchester Unitedin dhe nga edicioni i ardhshëm në skuadër do të ketë njërin prej sulmuesve më të mirë në votë.

Van Persie në tri edicione për Manchester Unitedin ka shënuar 57 gola në 105 paraqitje.