Mustafa: 20 mijë njerëz varen nga VALA (Video)

Drejtori Mustafa, theksoi se kompania që ai menaxhon nuk ka rrugë tjetër përveç se të ringrihet pasi, nga performanca e saj në mënyrë direkte varen 3 mijë punëtorë, dhe indirekt 20 mijë qytetarë.

Lajme

27/06/2015 13:54

Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa, në një intervistë për televizionin `Opinion`, theksoi se kompania që ai menaxhon nuk ka rrugë tjetër përveç se të ringrihet pasi, nga performanca e saj në mënyrë direkte varen 3 mijë punëtorë, ndërsa indirekt mbi 20 mijë qytetarë.

Ai i tha televizionit Opionin në Prizren se PTK do të vazhdojë të ndjekë strategji agresive në tërheqjen e klientëve të mëdhenj si institucionet, bizneset dhe vet qytetarët.

“PTK punëson më mënyrë direkte rreth 2.400 punëtorë me paga mbi mesataren e vendit. Ju e dini efektin muptiplikativ në ekonomi apo ndikimin e PTK-së në një treg si Kosova. Ne jemi lider por kemi humbur gjatë viteve të kaluar një pjesë të tregut, të cilin do ta rikthejmë. Ne Jemi më të mirët dhe duhet të dominojmë tregun”, tha Drejtori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa. Ai ka treguar se janë duke përmbushur kërkesën e institucioneve dhe bizneseve për shërbime më të mira, siç është edhe investimi i mbi 30 milionë eurove për shërbimin e shpejtë të internetit 4 g dhe 3g, lansimin e produkteve të reja etj etj.

“Jemi i vetmi institucion që mbulojmë rreth 75 për qind të territorit të banuar me internet të shpejtë 4G dhe rreth 90 për qind të Kosovë me 3g. Kemi hedhur në treg gjithashtu shumë oferta si për të rinjtë ashtu dhe për kategoritë e tjera të qytetarëve. Mund të veçoja ofertën apo produktin N’trip, ku qytetarët që kanë deri në 27 vjet mund të flasin pambarimisht me vetëm 2.99 euro dhe kanë 2gigabajt internet të shpejtë. Produkt të veçantë kemi hedhur në treg edhe për turistët në bregdetin shqiptarë. E veçanta e tyre është se mund të flasësh me 10 cent për 1 minutë bisedë me Kosovën dhe 2 cent për SMS. Pakoja përmban internet të shpejtë dhe është mjaft atraktive”, tha Drejrori Menaxhues i PTK-së, Agron Mustafa.

 

YouTube player