Mustafa: Do të ri-procedohen në Kuvend ndryshimet kushtetuese për Specialen

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se në ditët në vazhdim do të ri-procedohet amendamenti për ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës që ka të bëjë me themelimin e Gjykatës Speciale.

Lajme

27/06/2015 11:18

Ai ka thënë se Qeveria dhe institucionet e Kosovës duhet të përmbushin obligimet që kanë marrë, shkruan Gazeta Express.

“Në ditët në vijim duhet të punojmë që të riprocedohen në Kuvend amendamententi për ndryshimin e Kushtetutës”, ka thënë Mustafa, në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur sot.

Mustafa ka thënë se duhet të bashkërendohen qëndrimet me opozitën pasi çështja e Gjykatës Speciale.

Mustafa ka përmendur se një pjesë e opozitës pati përmendur votuar pro kësaj Gjykate ndërsa tash kanë dalë kundër.