Cana konfirmon negociatat me klubin e ri

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana ka konfirmuar se është në negociata me Olympique Marseille rreth rikthimit në klubin francez.

Sport

25/06/2015 21:21

Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana ka pranuar se është në negociata me Olympique Marseille, por ende nuk ka vendosur se ku do të luajë në sezonin e ri.

31-vjeari ka bërë vetëm 15 paraqitje si titullar për Lazion në edicionin e kaluar.

Andaj, ka vendosur që të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës.

“Jam në negociata me Marseillen, po është e vërtetë”, deklaroi Cana për “Calcionews24”.

“Por, nuk ka ende asgjë zyrtare. Klubi francez më kërkon, por ende nuk kam vendosur se ku do të luajë në sezonin e ri”, u shpreh ai.