Teuta Rugova fiton “lotarinë”e hetimit të pasurisë
Tre mijë e 896 zyrtarë që kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion (AKK)do të iu nënshtrohen kontrollove të plota të formularëve të deklarimit të tyre të pasurisë.
Lajme
Nga shorti i hedhur me gazetarë i bie që të hetohet deklarata e pasurisë për deputeten më të re në Kuvendin e Kosovës Teuta Rugova, po ashtu në këtë listë është edhe deputetja Duda Balje nga radhët e minoriteteve.
Ndërsa, në këtë short nuk figurojnë emra të figura të larta politike që përflitet që kanë krijuar pasuri të dyshimtë. Kësisoj kishte ndodhur edhe vitin e kaluar, raporton Kosovapress.
Ndër emrat tjerë që do të iu hetohet pasuria në këtë short janë: ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, ish ministri i zhvillimit ekonomik tash deputet Besim Beqaj, deputetja e pavarur e Kuvendit të Kosovës, Margarita Kadriu-Ukelli, Enver Peci , kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Agim Krasniqi, zëvendës ministër i financave, Drita Hajdari prokurore në Prokurorinë e Shtetit.
Sipas drejtorit të AKK-së, Hasan Preteni , pasuria e personave të përzgjedhur sot në short do të hetohet për deklarimin e fundit që kanë dorëzuar në AKK.