Toleranca fetare në Kosovë (Foto)

Në Kosovë, qytetarët jetojnë në harmoni ndërmjet vete pavarësisht nga dallimet fetare, duke përjashtuar raste të izoluara të incidenteve apo deklaratave të pa matura nga klerikë të feve të ndryshme.

Lajme

25/06/2015 10:00

Në një fotografi të siguruar nga lajmi.net, në qytetin e Prizrenit, dëshmohet një gjë e tillë. Aty shihen afishe përkujtimore të qytetarëve me fe të ndryshme në këtë qytet, të vendosura në të njëjtën pemë ngjitur me njëra tjetrën.

Në afishen e parë shihet përkujtim për një të vdekur myslimane, në afishen e shihet po ashtu një fotografi për një mashkull që nuk ka përcaktim fetar por afishja përmban simbolin kombëtar, shqiponjën dy krenare, ndërsa në afishen e tretë shihet një përkujtim për një të vdekur e fesë katolike.

Shqiptarët edhe në rastet e mëhershme janë njohur si i vetmi komb që është i ndarë në tri fe të mëdha, atë myslimane, katolike dhe ortodokse, por që toleranca ndërmjet këtyre komuniteteve është shumë e lartë. (lajmi.net)

2